Artikull
Me "Unikja" Nasko nga grupi B.T.R. i bashkohet projektit "Artistët këngëtarë"
Enjte 4 Janar 2024 06:35
Enjte, 4 Janar 2024, 06:35
FOTO: YouTube
Madhësia e shkronjave
Një nga zërat më të mirë të rock-ut bullgar - Atanas Penev, i njohur si Nasko nga B.T.R. - përfshihet në projektin “Artistët këngëtarë” me dy këngë. Titulli i këngës së parë është “Unikja”, kurse ajo e dyta do të prezantohet në muajin maj.
Teksti i "Unikja" është i Kostadin Filipovit, të cilin e njohim si gazetar dhe prezantues lajmesh në Televizionin Kombëtar Bullgar /BNT/, por edhe si autor të teksteve të tjera të këngëve të projektit "Artistët që këndojnë". Muzika dhe aranzhimi janë vepër e kompozitorit, aranzhatorit dhe instrumentistit të njohur Krasimir Gjulmezov.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: БНР екип