LAJME

Artikull

Një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri po viziton Athinën

Enjte, 4 Janar 2024, 06:57

Një delegacion qeveritar i kryesuar nga kryeministri po viziton Athinën

FOTO: arkiv

Madhësia e shkronjave

Kryeministri Nikollaj Denkov ndodhet për një vizitë pune në Greqi. Ai do të takohet në një drekë pune me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, njoftoi qendra për shtyp e Këshillit të Ministrave. Ata do të diskutojnë për mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit strategjik bullgaro-grek dhe projektet me interes për të dy vendet, duke përfshirë zhvillimin e transportit dhe lidhjes energjetike përgjatë aksit Veri-Jug.
Në delegacionin bullgar së bashku me kryeministrin janë zëvendëskryeministrja dhe ministrja e jashtme Maria Gabriel, ministri i financave Asen Vasilev, ministri i ekologjisë Julian Popov dhe ministri i energjisë Rumen Radev. Ata gjithashtu do të marrin pjesë në drekën e punës.