LAJME

Artikull

Është një lajm i rremë se për shkak të Shengenit Bullgaria do të pranojë emigrantë

Enjte, 4 Janar 2024, 09:38

Lena Borisllavova

Lena Borisllavova

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Nuk ka klauzola të fshehura për Shengenin. Dokumentet janë publike. Ka shumë dezinformata dhe shpërdorim me frikën e bullgarëve, tha për BNR Lena Borisllavova nga "Po e vazhdojmë ndryshimin". Ajo vuri në dukje se hyrja e Bullgarisë në Shengen është një sukses kategorik. “Në kushtet në të cilat kufijtë po rriten në të gjithë Evropën dhe po forcohet kontrolli ndërmjet vendeve, Bullgaria arriti ta kthejë këtë trend dhe për ne kufijtë po hiqen”, tha Borisllavova. Përveç kësaj, janë siguruar forca shtesë të Frontex-it i dhe fonde shtesë nga Komisioni Evropian për më shumë pajisje për mbrojtjen e kufijve bullgarë, shtoi Borisllavova.
"Po e vazhdojmë ndryshimin" doli me një qëndrim zyrtar se është një lajm i rremë se Bullgaria ka rënë dakord të pranojë 6000 sirianë dhe afganë për ta pranuar atë në Shengen. Vendi do të vazhdojë të zbatojë "Rregulloren e Dublinit" të nënshkruar 10 vjet më parë, bëri të ditur partia.