LAJME

Artikull

Me një parakalim u shënua 146 vjetori i Çlirimit të Sofjes

Enjte, 4 Janar 2024, 12:35

Me një parakalim u shënua 146 vjetori i Çlirimit të Sofjes

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

146 vjetori i Çlirimit të Sofjes nga sundimi osman gjatë Luftës Ruso-Turke të viteve 1877-1878 u shënua me një procesion litanie në qendër të kryeqytetit. Procesioni filloi nga Kisha “Shën e Diela” dhe përfundoi para Monumentit të Vullnetarëve Bullgarë Opëllçenas, njoftoi BTA. Organizatorë janë organizata rusofile bullgare.
Në këtë ditë 146 vjet më parë, njësitë e Detashmentit Perëndimor të Ushtrisë Ruse, të komanduar nga Gjeneral Gurko, hyri solemnisht në kryeqytetin e ardhshëm bullgar. Betejat për marrjen e Sofjes ishin të një rëndësie strategjike për avancimin e mëtejshëm të trupave ruse në Traki, pasi qyteti ishte baza kryesore për furnizimin e ushtrisë turke me municione dhe ushqime, kujton Bashkia e Sofjes.