LAJME

Artikull

Bullgaria i kërkoi Ukrainës të forcojë kontrollin mbi eksportin e lulediellit

Enjte, 4 Janar 2024, 13:03

Bullgaria i kërkoi Ukrainës të forcojë kontrollin mbi eksportin e lulediellit

FOTO: Ministria e Bujqësisë

Madhësia e shkronjave

Ministri i bujqësisë Kirill Vëtev diskutoi në një takim online me ministrin e politikës agrare të Ukrainës, Mikolla Sollski, zbatimin e regjimit të licencimit të vendosur nga pala ukrainase për eksportin e farave të lulediellit, rapit, misrit dhe grurit. Sipas Vëtevit, u zbuluan tentativa të vetme për të anashkaluar regjimin e licencës duke importuar luledielli me fara të zeza vajore, rapa dhe misër për mbjellje. Sollski premtoi se pala ukrainase do të marrë masa brenda dy javësh kundër këtyre praktikave dhe kompanive shkelëse do t'u hiqet e drejta për të eksportuar.
Ministri bullgar i bujqësisë njoftoi një rritje të importit të lulediellit me maune përgjatë lumit Danub gjatë javëve të fundit. Ai paralajmëroi kolegun ukrainas se nëse ruhet ky ritëm i importeve, do të arrihet kufiri i nevojshëm për nevojat e përpunuesve bullgarë. Kjo do të sjellë respektivisht ndërprerjen e importit për të mos penguar prodhuesit bullgar të realizojnë prodhimin e tyre.

Publikoi / Publikuan: БНР екип