LAJME

Artikull

Vendimi për pranimin e Bullgarisë në Shengen nga 31 marsi është tashmë në fuqi

Enjte, 4 Janar 2024, 13:53

Vendimi për pranimin e Bullgarisë në Shengen nga 31 marsi është tashmë në fuqi

FOTO: pixabay

Madhësia e shkronjave

Vendimi i Këshillit të Bashkimit Evropian i datës 30 dhjetor 2023 për pranimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen nga ajri dhe uji nga 31 mars 2024 u publikua në Gazetën Zyrtare të BE-së. Kjo do të thotë se zyrtarisht hyn në fuqi, njoftoi korrespondentja e BNR në Bruksel, Angelina Piskova. Marrëveshja u shpallë zyrtarisht në orët e vona të 30 dhjetorit. Pas publikimit të tij, Bullgaria ka akses të plotë në Sistemin e Informacionit Shengen, njoftoi në atë kohë një burim diplomatik.