KULTURË

Artikull

Ekspozitë fotografike kushtuar artistit bullgar Petër Sllabakov

Premte, 5 Janar 2024, 06:10

Ekspozitë fotografike kushtuar artistit bullgar Petër Sllabakov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Më 5 janar në Sofje hapet ekspozita fotografike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së aktorit të dashur bullgar Petër Sllabakov (23.04.1923 - 17.05.2009). Ekspozita u inicua nga djali i tij, regjisori Andrej Sllabakov, dhe u realizua me mbështetjen e Bibliotekës Kombëtare Bullgare, Arkivit Pamor Bullgar, Qendrës Kombëtare të Filmit etj.
Petër Sllabakov lindi në qytetin Ljaskovec të Bullgarisë Veriore. U diplomua në Ekonominë Industriale në qytetin Varna, por dëshira e tij për t'u bërë aktor mbizotëroi. Pasnjë provimi për aktor ai nisi nga puna në Teatrin Dramatik të Varnës, na kujton Fondi Arkiv i BNR-së. Ai debutoi në kinema në moshën 37-vjeçare në filmin "Shtëpia në dy rrugë" me regji të Kiril Ilinçevit. Ndër vite ka xhiruar dhjetëra filma me regjisorë të njohur bullgarë si Zahari Zhandov, Vëllo Radev, Ivan Niçev, Ivan Andonov etj. Përveç roleve të tij të shumta, ai mbetet në kujtesën e bullgarëve për pozitën e tij aktive prej qytetari.