HISTORI

Artikull

Në Vigjiljen e Theofanisë ortodoksët përgatiten për Bekimin e Madh të Ujit

Premte, 5 Janar 2024, 09:41

Në Vigjiljen e Theofanisë ortodoksët përgatiten për Bekimin e Madh të Ujit

FOTO: Iva Antonova

Madhësia e shkronjave

Më 5 janar, në vigjilje të Theofanisë, në kishat ortodokse shërbehet Liturgjia e Shenjtë dhe bëhet Bekimi i Madh i Ujit. Rituali quhet Vodici nga populli. Dita quhet edhe Lartësimi Dimëror i Kryqit të Nderuar. Kjo festë mbyll ciklin e “ditëve të pista” duke nisur nga data 25 dhjetor. Ata quhen "të pista" ose "të papagëzuara" sepse besohet se Jezusi i porsalindur nuk e ka marrë ende Pagëzimin e Shenjtë. Thelbi i ritualit është, që përmes fuqisë së kryqit të pastrohet toka nga qeniet e botës tjetër që enden në kohën e pa pagëzuar dhe bota e çrregullt, për t'u përgatitur për pagëzimin e madh që do të vijë. Gjatë  shërbimit prifti e lëshon kryqin në ujë të shenjtëruar dhe kështu e pagëzon atë. Pastaj shkon nëpër shtëpi për t'i spërkatur dhe  kështi për t'i mbrojtur nga gjërat e këqija dhe sëmundjet.