Artikull
Një firmë lobimi do të prezantojë avantazhet e Bullgarisë në SHBA
Premte 5 Janar 2024 13:02
Premte, 5 Janar 2024, 13:02
Asen Vasilev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
“Po e vazhdojmë ndryshimin” bëri të ditur se kanë nënshkruar kontratë me një firmë lobimi në SHBA. Kjo deklaratë e tyre vjen pas raportimeve në media për kontratën.
Sipas një mesazhi nga qendra e shtypit e partisë, kontrata me "një nga firmat më të autoritetshme lobuese në SHBA" është lidhur në fund të vitit të kaluar dhe qëllimi i këtij bashkëpunimi është që t'i prezantohen anët pozitive të Bullgarisë elitës politike të SHBA.Theksohet se kontrata është lidhur në mënyrë transparente në përputhje me të gjitha kornizat ligjore në Bullgari dhe SHBA, transmetoi reporterja e BNR, Maria Fileva.
Sipas një postimi të “Bird” në Facebook, kontrata është me kompaninë amerikane të lobimit “M&M” dhe kap vlerën e 100 mijë dollarëve. Ajo është nënshkruar nga bashkëkryetari i partisë dhe ministri i financave Asen Vasilev në gjysmën e dytë të dhjetorit 2023 dhe është e vlefshme deri në fund të shkurtit, përveç nëse të dyja palët vendosin ta zgjasin atë.
Publikoi / Publikuan: БНР екип