Artikull
Për herë të parë në Bullgari një grua me mëlçi të transplantuar u bë nënë
Premte 5 Janar 2024 13:49
Premte, 5 Janar 2024, 13:49
FOTO: spitali "Majçin Dom"
Madhësia e shkronjave
Për herë të parë në Bullgari një grua me transplant të mëlçisë u bë nënë. 29-vjeçarja Petja Jordanova, e cila u transplantua dy vite më parë, solli në jetë një vajzë, njoftoi spitali "Majçin Dom". Foshnja u ngjiz në mënyrë natyrale. Petja Jordanova ishte 25 vjeç kur u përfshi në listën e pritjes për transplantim të mëlçisë për shkak të një sëmundjeje të arritur në fazën terminale. Pas dy vitesh pritje për një shans për një jetë të re, gruaja nga qyteti Dimitrovgrad mori një telefonatë se kishte një situatë donatore në tetor 2021. Transplanti u krye në Akademinë Ushtarake – Mjekësore në Sofje.
Publikoi / Publikuan: БНР екип