Shtunë 6 Janar 2024 03:45
Shtunë, 6 Janar 2024, 03:45
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Më 6 janar në të gjitha garnizonet e vendit do të mbahet bekimi i flamujve luftarakë me rastin e Ditës së Ujit të Bekuar (Dita e Epifanisë, ose Dita e Theofanisë). Rituali ceremonial në Sofje do të zhvillohet në orën 11:00 para Monumentit të Luftëtarit të Panjohur në prani të ministrit të Mbrojtjes Todor Tagarev.
Për herë të parë një bekim i tillë i flamujve u shërbye gjatë udhëheqjes së mbretit Simeon I gjatë vitit 917 para betejës me bizantinët tek lumi Ahelloj. Që nga atëherë u bë traditë që flamujt luftarakë të shenjtërohen para çdo një beteje të ushtrisë bullgare deri në rënien e Bullgarisë nën zgjedhën turke.
Pas Çlirimit tradita u rimëkëmb nga Ministri i parë i Mbrojtjes i Principatës së Bullgarisë Pjotër Parensov dhe vazhdoi deri në vitin 1946. Pas ndryshimeve demokratike rituali u rivendos përsëri në vitin 1993. Çdo vit në festën e Epifanisë, në të gjitha garnizonet, përfaqësuesi më i lartë i Kishës Ortodokse Bullgare në dioqezë lexon një lutje për shëndet dhe sukses, krahas shenjtërimit të flamujve të betejës.
Publikoi / Publikuan: БНР екип