Artikull
Agjencia “Dogana” ka forcuar kontrollin në kufi dhe në vend
Hënë 8 Janar 2024 04:05
Hënë, 8 Janar 2024, 04:05
FOTO: Ani Petrova
Madhësia e shkronjave
Agjencia “Dogana” që nga fillimi i vitit kryen kontrolle të shtuara në të gjitha pikat doganore dhe kufitare, si dhe në të gjithë vendin, të mallrave dhe ngarkesave që udhëtojnë nga dhe drejt Austrisë. Inspektimet janë në përmbushje të angazhimit për kontroll të zgjeruar të kufijve tokësorë të ndërmarrë nga Bullgaria dhe Rumania ndaj Austrisë në aneksin e nënshkruar të vendimit për anëtarësimin e dy vendeve në Shengen, njoftoi Ministria e Financave.
Vetëm në gjashtë ditët e para të vitit janë kryer mbi 7200 kontrolle në automjete, përfshirë ato që kalojnë transit në vend, me të gjitha metodat e kontrollit doganor – kontroll fizik, skanim me sisteme rentgeni, kontroll dokumentar.
Kontrollet do të vazhdojnë në të gjitha pikat kufitare deri në hyrjen tokësore të Bullgarisë në Shengen, pas së cilës kontrolli do të mbetet vetëm në kufijtë e jashtëm të BE-së me Turqinë dhe Serbinë.
Publikoi / Publikuan: БНР екип