LAJME

Artikull

Në Ditën e Gjyshes Mami, Kryeministri vizitoi maternitetin e spitalit në Montana

Hënë, 8 Janar 2024, 09:58

Kryeministri Nikollaj Denkov

Kryeministri Nikollaj Denkov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Në Ditën e Gjyshes Mami kryeministri Nikollaj Denkov vizitoi spitalin shtetëror në qytetin Montana të Bullgarisë Verilindore. Ai ishte i pranishëm në daljen nga spitali të Aleksandrës, foshnjës së parë të lindur në qytet për vitin 2024.
“Kemi filluar me krijimin e çerdheve dhe kopshteve falas të parashikuara në buxhetet e vitit 2023 dhe 2024. Në vitet në vijim kjo politikë do të zbatohet dhe do të ndajmë gjithnjë e më shumë fonde për fëmijët dhe nxënësit, për të cilat Bullgaria veriperëndimore ka nevojë veçanërisht”, tha kryeministri. Denkov bëri të ditur se spitali në Montana ka marrë para për ndërtimin e një vendi të posaçëm për helikopter për transportimin e pacientëve të sëmurë rëndë dhe brenda një viti ndërtimi i tij do të përfundojë.
Në Ditën e Gjyshes Mami festojnë gjinekologët dhe mamitë. Deri në vitin 1968, ajo festohej më 21 janar. Me reformën kalendarike të Kishës Ortodokse Bullgare, ajo është zhvendosur në 8 janar, por tradicionalisht 21 janari ende festohet si Dita e Ndihmës së Maternitetit. Sipas Shoqatës së Profesionistëve të Kujdesit Shëndetësor ka më pak se 3800 mami në vend, që është dy herë më pak se sa nevojitet.