Artikull
Ekonomia jonë po rritet me një ritëm mbi mesataren e BE-së, por kjo nuk mjafton
Hënë 8 Janar 2024 13:34
Hënë, 8 Janar 2024, 13:34
Llëçezar Bogdanov
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Situata ekonomike në Bullgari është qetësuar në fund të vitit 2023 pas pasigurisë gjatë vitit, për shkak të situatës politike dhe mungesës së buxhetit deri në fund të korrikut. Kështu tha Llëçezar Bogdanov - kryeekonomist në Institutin për Ekonominë e Tregut - për Radio Sofjen e BNR. Sipas tij, vendi ynë po përjeton rritje më të lartë se partnerët kryesorë në Eurozonë. Megjithatë, si një vend në periferi, Bullgaria duhet të zhvillohet më shpejt për të kapur hapin me tregjet e zhvilluara. Bogdanov vuri në dukje se ka një "ringjallje" të investimeve në vend, por sektori privat nuk mund të mbështetet më në fuqinë punëtore të lirë.
Publikoi / Publikuan: БНР екип