MUZIKË

Artikull

"Grija e frikshme" nga Boill Karanejçev, ku ka edhe një rreze drite

Martë, 9 Janar 2024, 07:05

"Grija e frikshme" nga Boill Karanejçev, ku ka edhe një rreze drite

FOTO: YouTube / BoiL

Madhësia e shkronjave

2023-ta ishte më shumë se një vit i suksesshëm për këngëtarin e ri Boill Karanejçev – viti filloi me një çmim në renditjen BNR TOP 20 në kategorinë "Ylli i ri" për këngën e tij debutuese solo "Free", vazhdoi me incizimin e këngës së dytë "Delphinium" dhe përfundoi me prezantimin zyrtar publik të këngës së tretë - "Grija e frikshme", e cila akoma në verë i solli një statujë për debutimin e tij në Konkursin për muzikë të re pop dhe rock bullgar "Pranvera '23" të Radios Kombëtare Bullgare.
"Grija e frikshme" paraqet një moment shumë personal në jetën e Boil Karanejçev, siç thotë edhe ai vetë:
"Hem kjo rreth meje është grija e frikshme, hem ajo në kokën time. Sepse në një moment e kupton se jo gjithçka është aq gri dhe kaq e frikshme. Por ka periudha të tilla - të rënda, shqetësuese, dëshpëruese - që të bëjnë të mendosh, se gjithçka është... gri dhe e frikshme. Kjo ka qenë një luftë për mua personalisht prej disa vitesh - një luftë me çrregullimet e panikut dhe ankthit që tani kam marrë guximin të mos i fsheh. Dhe shpresoj që njerëzit që vuajnë nga kjo dhe e dëgjojnë këtë këngë, ta gjetjnë veten në të.”  
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

Publikoi / Publikuan: БНР екип