Artikull
Aeroportet në Sofje dhe Burgas janë gati për të hapur korridoret Shengen brenda një nate
Martë 9 Janar 2024 09:56
Martë, 9 Janar 2024, 09:56
FOTO: Aeroporti i Sofjes
Madhësia e shkronjave
2/3 e pasagjerëve në Aeroportin e Sofjes do të kalojnë më shpejt nëpër terminale pas hyrjes së Bullgarisë në Shengenin ajror nga 31 marsi, sepse nuk do të ketë kontroll pasaportash, tha për portalin "Sega", Jesus Caballero, drejtor ekzekutiv i kompanisë operatore të aeroportit. Hapja e korridoreve për kalim të lirë do të bëhet brenda natës. Ndarja e fluturimeve në terminalet 1 dhe 2 do të jetë e ndryshme nga ajo aktuale dhe do të zhvillohet një fushatë informuese së bashku me kompanitë ajrore që të mos ketë pasagjerë që shkojnë në terminalin e gabuar.
Gatishmëri për Shengenin ka shpallur edhe Aeroporti i Burgasit. "Akoma gjatë projektimit të Terminalit 2, supozohej se ai do të plotësonte kushtet për t'u shërbyer pasagjerëve nga Shengeni," tha për BTA drejtori ekzekutiv i Aeroportit të Burgasit Georgi Çipillski.
70% e pasagjerëve në aeroportet në Sofje dhe Burgas janë nga vendet e Shengenit.
Publikoi / Publikuan: БНР екип