Artikull
Bojko Borisov: Bizneset bullgare dhe austriake duhet t'i drejtohen kancelarit austriak
Martë 9 Janar 2024 13:28
Martë, 9 Janar 2024, 13:28
Bojko Borisov
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Vasill Velev, kryetari i Shoqatës së Kapitalit Industrial në Bullgari, bëri thirrje për bojkot të nismave austriake, mallrave, dyqaneve dhe pikave të karburantit të Austrisë në territorin e Bullgarisë. Propozimi i tij është për shkak të refuzimit të Austrisë për të futur vendin tonë edhe në Shengenin tokësor. Apeli shkaktoi reagime në vend, përfshirë edhe nga lideri i GERB-it, Bojko Borisov. "Është gabim të bojkotosh biznesin austriak në Bullgari. Biznesi austriak në vendin tonë po punon në mënyrë aktive për pranimin tonë në zonën Shengen," tha Borisov në një konferencë. Ai rekomandoi që biznesi bullgar dhe austriak në vendin tonë "t’i drejtohen së bashku Kancelarit të Austrisë, për lidershipin e tyre politik, se kjo është në dëm të të dy vendeve". Anëtarësimi i plotë i Bullgarisë në Shengen do të jetë i dobishëm edhe për Bullgarinë edhe për Austrinë, mendon Borisov.
Publikoi / Publikuan: БНР екип