MUZIKË

Artikull

“Ku iku dashuria” është hera e parë që takohen këngëtarja Margarita Hranova dhe aktorja Stefania Koleva

Mërkurë, 10 Janar 2024, 06:55

“Ku iku dashuria” është hera e parë që takohen këngëtarja Margarita Hranova dhe aktorja Stefania Koleva

FOTO: YouTube /Igor Markovski

Madhësia e shkronjave

Projekti "Artistët këngëtarë", në të cilin figura të njohura të botës artistike në Bullgari interpretojnë këngë të krijuara enkas për ta, po zgjerohet me një tjetër titull. Kënga e 34-të nga projekti është "Ku iku dashuria" dhe prezantohet nga dy gra emblematike të skenës bullgare - muzikore dhe teatrale.
Për interpretimin e këngës “Ku iku dashuria” për herë të parë pranë këngëtares Margarita Hranova është aktorja Stefania Koleva. Teksti është nga Xhina Dundova – Pançeva, muzikën e ka kompozuar Ivan Krëstev, aranzhimin e ka bërë Georgi Cvetkov. Në videon e këngës, shohim një aktor tjetër në rolin kryesor - Vlladimir Ljuckanov.
Le të zhytemi në botën poetike që Margarita Hranova dhe Stefania Koleva rikrijojnë me shumë butësi dhe me pyetjen: "Ku iku dashuria?"...

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva