Artikull
Inflacioni i lartë është pengesa e vetme për hyrjen e Bullgarisë në Eurozonë
Mërkurë 10 Janar 2024 09:09
Mërkurë, 10 Janar 2024, 09:09
Nikollaj Denkov
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Ne nuk jemi më fuqia punëtore më e lirë në BE. Me rritjen e të ardhurave, е kemi kaluar Hungarinë dhe Bullgaria është tani e parafundit, tha kryeministri Nikollaj Denkov në një konferencë në Facebook. E vetmja gjë që na pengon për Eurozonën është inflacioni më i lartë në vend. Në një takim me presidenten e Bankës Qendrore Evropiane, Christine Lagarde i tha Denkovit se "vetëm inflacioni është ajo për të cilën duhet të punojmë". Po diskutojmë me ministrin e financave se çfarë tjetër mund të bëjmë për të ulur më shpejt inflacionin. Një pjesë e inflacionit tonë vjen nga të ardhurat më të larta gjatë viteve të fundit që janë më të larta se inflacioni, por edhe për shkak të përparimit që kemi dhe rritjes më të lartë, e cila është ndër më të lartat në BE për vitin 2023, komentoi kryeministri.
Publikoi / Publikuan: БНР екип