Artikull
Bullgaria po përpiqet të rinegociojë kushtet e pafavorshme me kompaninë turke "Botash"
Mërkurë 10 Janar 2024 15:36
Mërkurë, 10 Janar 2024, 15:36
FOTO: botas.gov.tr
Madhësia e shkronjave
Bullgaria nuk ka marrë ende një koment nga Komisioni Evropian për verifikimin e kontratës së lidhur nga qeveria e përkohshme me kompaninë turke të gazit Botash. Kështu tha kryeministri Nikollaj Denkov dhe kujtoi se nga vendi ynë janë kërkuar dokumente për të kontrolluar nëse rregullat evropiane nuk janë shkelur. Negociatat mes “Bulgargaz” dhe “Botash” janë duke vazhduar për të rinegociuar pikat e marrëveshjes, shtoi Denkov. "Për Bullgarinë kjo kontratë nuk është fitimprurëse sepse është shumë asimetrike dhe ka angazhime financiare shumë serioze për shtetin. Ne po kërkojmë një mënyrë për ta eliminuar këtë asimetri, ose të paktën ta zvogëlojmë ndjeshëm", komentoi kryeministri.
Publikoi / Publikuan: БНР екип