Enjte 11 Janar 2024 04:10
Enjte, 11 Janar 2024, 04:10
FOTO: bspb.org
Madhësia e shkronjave
Nga data 11 deri më 14 janar 2024 do të bëhet regjistrimi i shpendëve ujorë dimërues në Bullgari. Organizatorët e tij janë Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve dhe Agjencia Ekzekutive për Mjedisin. Anëtarët e shoqatës dhe vullnetarët do të vizitojnë mbi 200 ligatina, duke përfshirë brigjet e Danubit dhe Detit të Zi, si dhe të gjitha digat, pellgjet e peshkut dhe lumenjtë e brendshëm ku dimërojnë shpendët e ujit.
Regjistrimet e shpendëve ujorë dimërues kryhen në mbi 100 vende dhe mbulojnë afërsisht 25 000 ligatina. Informacioni i mbledhur mbi numrat, speciet dhe shpërndarjen do të shërbejë për të vlerësuar ndryshimet në statusin e popullatave dhe ndryshimet në mjedisin ku banojnë zogjtë dhe njerëzit.