SHOQËRI

Artikull

Organizojnë kurse online për studentët e ardhshëm nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Serbia dhe Ukraina

Enjte, 11 Janar 2024, 08:10

Organizojnë kurse online për studentët e ardhshëm nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Serbia dhe Ukraina

FOTO: bulgaria.iom.int

Madhësia e shkronjave

Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të zhvillojë kurse online në gjuhën bullgare, letërsinë dhe historinë e Bullgarisë për kandidat-studnetët nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Serbia dhe Ukraina. Mësuesit do të jenë nga Akademia Bullgare e Shkencave, njoftoi Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit. Ata që dëshirojnë të bashkohen duhet t'i dërgojnë adresat e tyre të postës elektronike Prof. Luçia Antonovës, Drejtore e Institutit të Gjuhës Bullgare në Akademinë Bullgare të Shkencave (luchantonova@gmail.com), me një kopje për Aleksandra Bojçevën, eksperte e shtetit në Drejtorinë "Arsimi i Lartë" të Ministrisë së Arsimit dhe Kulturës (a.boicheva@mon.bg). Afati i pranimit të aplikimeve është deri më 18 janar 2024.
Nëse disa studentë të ardhshëm nuk disponojnë pajisje elektronike me të cilat të marrin pjesë personalisht në përgatitjen në internet, organizatat lokale bullgare mund të krijojnë një grup kolektiv në kuadrin e orarit të caktuar kohor, dhe kjo duhet të tregohet shprehimisht në postat elektronike, bëri të ditur agjencia.