Artikull
Bullgaria tashmë prodhon predha sipas standardeve të NATO-s
Enjte 11 Janar 2024 09:23
Enjte, 11 Janar 2024, 09:23
Ministri Todor Tagarev
FOTO: mod.bg
Madhësia e shkronjave
Ka kompani që kanë thënë se tashmë po prodhojnë predha 155 milimetra. Nuk e di nëse ka pasur një marrëveshje për një shitje direkte prej tyre në Ukrainë. Kjo mund të ketë ndodhur përmes ndërmjetësve. Kështu i është përgjigjur ministri i mbrojtjes Todor Tagarev pyetjes së një gazetari amerikan nëse është e vërtetë informacioni se Bullgaria i ka shitur Ukrainës predha 155 mm. Tagarev është për vizitë në SHBA, ku iu përgjigj pyetjeve gjatë një diskutimi të organizuar nga Këshilli Atlantik në Uashington.
Ne duam të arrijmë standardet e NATO-s, u shpreh kategorik Tagarev dhe shpjegoi se kompanitë bullgare tashmë kanë dorëzuar projekte në Komisionin Evropian për modernizimin e fabrikave të tyre. Ekziston një vendim pan-evropian për të rritur prodhimin e predhave. Vendet që i janë bashkuar nismës evropiane mund të kërkojnë para për këtë. Bullgaria iu bashkua në fund të vitit 2023. Po kalojmë në prodhimin e predhave më të reja, por vazhdojmë të prodhojmë edhe predha sipas standardit sovjetik.
Publikoi / Publikuan: БНР екип