LAJME

Artikull

Presidenti dhe krerët e shërbimeve diskutuan situatën në Detin e Kuq

Premte, 12 Janar 2024, 11:40

Presidenti Rumen Radev

Presidenti Rumen Radev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Presidenti Rumen Radev diskutoi me krerët e shërbimeve për mjedisin aktual të sigurisë në rajonin e Detit të Kuq, njoftoi BTA. Në takim u vlerësuan rreziqet e përshkallëzimit të tensionit në rajon dhe ndikimi i tyre në zhvillimin e situatës lidhur me qytetarët bullgarë, pjesë e ekuipazheve të anijeve "Galaxy Leader" dhe "Ruen" të rrëmbyera në fund të vitit 2023. Gjithashtu u diskutua për situatën në Lindjen e Mesme, problemet e anijeve, veprimet diplomatike dhe koordinimi me partnerët e vendit për të garantuar sigurinë e qytetarëve bullgarë në rajon.
Takimi vjen pas fillimit të sulmeve nga SHBA dhe Britania e Madhe kundër objektivave ushtarake të husëve në Jemen në përgjigje të sulmeve të grupit ndaj anijeve në Detin e Kuq.