POLITIKË

Artikull

Nikollaj Denkov hodhi poshtë frikën se do të "përmbytemi" me emigrantë

Premte, 12 Janar 2024, 12:39

Kryeministri Nikollaj Denkov

Kryeministri Nikollaj Denkov

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Qeveria nuk ka marrë asnjë angazhim tjetër përveçse të veprojë mjaft shpejt për shpejtësinë e përpunimit të kërkesave për azil siç kërkohet nga Marrëveshja e Dublinit. Kështu i është përgjigjur kryeministri Nikollaj Denkov në sallën plenare pyetjes së liderit të “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov, duke hedhur poshtë frikën se vendi ynë mund të “përmbytet” nga emigrantët.
Kryeministri theksoi se nuk është diskutuar për numra dhe gjithçka tjetër është një përpjekje për të trembur njerëzit.
“Meqë ra fjala, ndryshimet në Rregulloren e Dublinit do të ndihmojnë Bullgarinë që të mos rrezikohet të “përmbytet”, siç thoni ju, nga refugjatët, sepse në rregulloren e re ata duhet të shpërndahen në mënyrë të drejtë me vendet e tjera”, iu drejtua Nikollaj Denkov deputetit.