Premte 12 Janar 2024 15:10
Premte, 12 Janar 2024, 15:10
FOTO: Ani Petrova
Madhësia e shkronjave
Më 14 janar, komuniteti rom në Bullgari kremton festën e tij më të rëndësishme - Ditën e Vasilit. Për të ndarë traditat e folklorit rom në pritjen e Vitit të Ri të Romëve, siç është e njohur gjithashtu festa, në Radion Kombëtare Bullgare (BNR) erdhën fëmijët e shkollës në fshatin Graf Ignatievo, rajoni i Plovdivit.
Përballë Studios së Parë të BNR-së ata prezantuan një kërcim të etnive të ndryshme dhe një “romancë cigane”...
…. na treguan se si u shfaqën romët dhe pse e nderojnë Bango Vasill (Vasilin e çalë). Legjenda thotë se djalli shkatërroi urën në të cilën po kalonin romët, por Shën Vasili e restauroi dhe kështu i shpëtoi romët nga mbytja...
FOTO: Ани Петрова
... përshëndetën të pranishmit me ritualin “survakane” me urime për fat, shëndet dhe mbarësi...
FOTO: Ани Петрова
... qerasën të pranishmit me një byrek tradicional me kësmete.
FOTO: Десислава Семковска
Fëmijët i priti drejtori i përgjithshëm i BNR-së, Milen Mitev, ndërsa vizitën e organizoi Qendra për Dialog dhe Tolerancë Ndëretnike “Amalipe”, e cila mbi 20 vjet punon në fushën e integrimit arsimor.
Foto: Ani Petrova, Desisllava Semkovska
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: БНР екип