KULTURË

Artikull

Ekspozita “Kristo – art dhe ngjyra” shpalos më shumë aspekte të personalitetit të artistit me famë botërore

Shtunë, 13 Janar 2024, 06:05

Ekspozita “Kristo – art dhe ngjyra” shpalos më shumë aspekte të personalitetit të artistit me famë botërore

FOTO: nationalgallery.bg

Madhësia e shkronjave

Një donacion i ri për ekspozitën Hristo Javashev-Kristo plotëson koleksionin në Galerinë Kombëtare "Kvadrat 500". Në vitin 2012, Vlladimir Çimov dhe gruaja e tij i dhuruan Galerisë Kombëtare për Art të Huaj të atëhershme vepra nga Hristo Jvashev-Kristo nga vitet e tij studentore në Akademinë Kombëtare të Arteve. Këto punime janë ekspozuar në sallën 27 të "Kvadrat 500" që nga hapja e galerisë.

FOTO: nationalgallery.bg

Pothuajse 10 vjet më vonë, Çimov bëri një donacion të ri, i provokuar nga një interpretim personal i projekteve që përshkruan suksesin krijues ndërkombëtar të Kristos – shpjegojnë nga galeria.

FOTO: nationalgallery.bg

Ekspozita e përkohshme titullohet "Kristo - art dhe ngjyra" dhe do të qëndrojë në sallën 27 të Galerisë Kombëtare deri më 7 prill të këtij viti.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello