Artikull
Kukerë nga Bansko do të promovojnë Bullgarinë në një episod të ri të "Evropa nga lart"
Dielë 14 Janar 2024 04:10
Dielë, 14 Janar 2024, 04:10
FOTO: pirinsko.com
Madhësia e shkronjave
Fotot unike të burrave të maskuar të quajtur kukerë po përhapen në internet, duke treguar një pjesë të vogël të pamjeve të kapura nga një ekip i National Geographic në Bullgari. Operatorët nga kanali i famshëm televiziv shkencor po përgatisin një film për serialin "Evropa nga lart", i cili tregon për traditat në qytetin turistik të Banskos. Më 1 janar, gjatë vetë
, u zhvillua pjesa e parë e xhirimeve, mësojmë nga botimi online Pirinsko.com.
Në mëngjesin e hershëm të 6 janarit, në ditën e Shën Joanit, kukerë nga të gjitha lagjet e qytetit të Banskos hipën në teleferik dhe pushtuan Pirinin, njofton faqja, e cila publikon fotot e shpërndara në rrjetet sociale. Pamjet janë vepër e fotografëve Aleksandër Cigurijn dhe Boris Kolçagov. “Qytetarët e Banskos pushtuan malin dhe u duk sikur universi u shpalos për të treguar bukurinë e natyrës, traditave dhe njerëzve”, thuhet gjithashtu në publikimin online.
FOTO: Владислав Терзийски
Bullgaria vitin e kaluar hyri në sezonin e katërt të emisionit “Evropa nga lart”, i cili prezanton pamje spektakolare ajrore të kontinentit të vjetër. Më pas, shikuesit e një prej kanaleve televizive shkencore më të ndjekura në botë panë pamje fantastike nga Perperikoni i lashtë, spektaklin emblematik "Tingulli dhe drita" në Veliko Tërnovo, vallëzimin mistik Paneuritmia e Shtatë Liqeneve të Rilës dhe fotografi të tjera mahnitëse të Bullgarisë të kapura nga ajri.
FOTO: Владислав Терзийски
National Geographic ka prezantuar edhe në herë të tjera traditën bullgare të kukerëve. Ju kujtojmë se në janar 2021 fotot e kukerëve të mrekullueshëm të fotografit bullgar Ivo Dançev u shfaqën në faqet e botimit në artikullin "Mes dy botëve", kushtuar riteve të maskave në vendin tonë. Vitin e kaluar Ivo u fokusua tek lidhja e kukerëve me blegtorinë, e cila është shumë e vjetër dhe e fortë! Dhe së fundmi ai prezantoi projektin e tij të fundit të kukerëve.
FOTO: Иво Данчев
Fotot: Aleksander Cigurijn, Boris Kolçagov, Vlladisllav Terzijski, Ivo Dançev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Publikoi / Publikuan: БНР екип