Artikull
“Krahët” e violinistes Bojana Zareva dhe këngëtares Silsila Mahbub
Hënë 15 Janar 2024 06:45
Hënë, 15 Janar 2024, 06:45
FOTO: YouTube
Madhësia e shkronjave
“Krahët” – kështu quhet kënga e re e violinistes Bojana Zareva dhe këngëtares Silsila Mahbub nga Afganistani. Muzika dhe teksti janë të Bojanës, dhe përkthimi i përshtatur në farsi (persisht) dhe hyrja në fillim të këngës janë nga Silsila. Të dy u njohën disa vite më parë në një tjetër projekt të përbashkët dhe më pas vendosën që të krijonin një këngë së bashku. Mesazhi që duan të përcjellin është ideja e vazhdimësisë mes kulturave dhe feve të ndryshme.
Silsila, e cila erdhi nga Afganistani si refugjate në Bullgari dhe qëndroi këtu për të punuar, krijuar dhe zhvilluar, ishte e përfshirë në regjistrimet dhe në procesin krijues që në fillim. Në ekzekutimin e muzikës do të dëgjoni edhe Asen Marinov (kitarë), si dhe instrumentin ekzotik me goditje bendiri interpretuar nga Anita
Nejçeva. Fyelli dhe bansuri u regjistruan nga Hristijan Georgiev nga grupi Oratnica.
Pamjet në video janë xhiruar në Pllana Pllanina, pranë kishës “Shën Qipriani”, nga kameramani dhe regjisori Nikollaj Barov. Vepër e tij janë edhe animacionet në klip.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: БНР екип