Artikull
Antoaneta Stefanova është vice-kampionja e Evropës në shah të përshpejtuar
Hënë 15 Janar 2024 08:30
Hënë, 15 Janar 2024, 08:30
Antoaneta Stefanova
FOTO: clubcup2023.com
Madhësia e shkronjave
Në Monte Karlo, Antoaneta Stefanova fitoi një medalje argjendi në Kampionatin Evropian të shahut të shpejtë për femra. Bullgarja e mbylli garën e 11 raundeve me 8.5 pikë, me 6 fitore, 5 barazime dhe asnjë humbje. Stefanova ishte vetëm gjysmë pikë prapa kampiones Alexandra Kosteniuk, një ruse që luan për Zvicrën. Ndeshja mes dy ish-kampioneve të botës në raundin e 9-të vendosi fatin e vendit të parë. Medalja e bronztë i takoi gjermanes Elizabeth Paehtz.
Një renditje të mirë arritën edhe bullgaret e tjera në Kampionatin Evropian. Nurgyul Salimova është e shtata me 8 pikë. Bellosllava Krësteva është në vendin e 21-të me 7 pikë. Viktoria Radeva, me 5.5 pikë, është në pozitën e 55-të në mesin e 116 shahisteve pjesëmarrëse.
Publikoi / Publikuan: БНР екип