SHOQËRI

Artikull

Në Sofje u prezantuan manuale të reja për të ndihmuar fëmijët refugjatë dhe emigrantë

Hënë, 15 Janar 2024, 10:23

Në Sofje u prezantuan manuale të reja për të ndihmuar fëmijët refugjatë dhe emigrantë

FOTO: Desisllava Semkovska

Madhësia e shkronjave

Fondacioni “Reachout” prezantoi manualet e reja për fëmijët refugjatë dhe migrantë - një fjalor me piktura "Fjalë në foto" dhe karta diskutimi shumëgjuhëshe për punën në familje. Ato janë vazhdimësi e manualit të parë në Bullgari, të krijuar enkas për këta fëmijë – “ABV hapat e parë”.
Fjalori me piktura do t'i ndihmojë fëmijët të mësojnë bullgarishten dhe teknika e lojës në kartat shumëgjuhëshe mund të përdoret nga punonjësit socialë, këshilltarët pedagogjikë, mësuesit dhe specialistët e tjerë që mbështesin familjet refugjate.
Përpiloi: Desisllava Semkovska
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva