LAJME

Artikull

Para rotacionit të kryeministrave, zv.kryeministrja Maria Gabriel kërkoi që të mos pengohet puna e qeverisë

Hënë, 15 Janar 2024, 11:40

Maria Gabriel

Maria Gabriel

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Në Bullgari funksionon një pushtet ekzekutiv dhe legjislativ me prioritete të përbashkëta, tha zëvendëskryeministrja dhe ministrja e jashtme Maria Gabriel. Në këtë mënyrë ajo iu përgjigj kritikave të nënpresidentes Ilijana Jotova se qeveria është skuadra "B" në varësi të një skuadrës "A" të liderëve partiakë në parlament. Gabriel nuk pranoi të komentojë përbërjen e ardhshme të qeverisë pas rotacionit dhe theksoi se ministrat duhet të lihen të bëjnë punën e tyre. Ajo foli në Shtëpinë e Evropës në Sofje gjatë konferencës "Të rinjtë dhe strategjia e politikës së jashtme të Bullgarisë: zëri kritik".
Brezi i ri ka nevojë për një perspektivë të qartë dhe të përcaktuar për të qenë pjesë të një Bullgarie paqësore, të begatë, të lirë, demokratike, e cila merr pjesë aktive në jetën ndërkombëtare dhe mbështet vlerat universale njerëzore," tha Gabriel në forum.

Publikoi / Publikuan: БНР екип