SHOQËRI

Artikull

Interesi për prodhimin e shafranit në Bullgari po rritet

Martë, 16 Janar 2024, 06:35

Interesi për prodhimin e shafranit në Bullgari po rritet

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Ministri i Bujqësisë, Kirill Vëtev, ka kërkuar krijimin e një plani 10-vjeçar për zhvillimin e prodhimit të shafranit në Bullgari. Këtë e ka bërë të ditur për Radio Kërxhali Hasan Tahirov, kryetar i Shoqatës Bullgare të Prodhuesve të Shafranit dhe pionier në rritjen e kulturës në vendin tonë. Në vitin 2009, ai dhe gruaja e tij Reni blenë qepët e para nga Turqia dhe i shpërndanë në rreth 30 fshatra të rajonit të Kërxhalit /Bullgari Jugore/ për të testuar dherat.

FOTO: БГНЕС

Sipas Tahirov, mjetet që fitohen nga një dynym shafran janë të barabarta me të ardhurat nga 300 dynymë grurë, ose së paku 70 dynymë vresht. Sipas tij, shafrani është shpëtimi nga shpopullimi i fshatrave në malin e Rodopeve - gjithnjë e më shumë të rinj të arsimuar nga qytetet po kthehen në pronat e tyre stërgjyshore në fshat, të tërhequr nga shafrani.
Foto: BTA, BGNES
Lexoni më tepër: