LAJME

Artikull

Prodhuesit e grurit duan ndihmë shtetërore dhe rregullimin e çmimeve të rentës

Martë, 16 Janar 2024, 08:11

Prodhuesit e grurit duan ndihmë shtetërore dhe rregullimin e çmimeve të rentës

FOTO: mzh.government.bg

Madhësia e shkronjave

Ministri i bujqësisë Kirill Vëtev do të ndihmojë Odën Agrare Bullgare që të zhvillojë një takim me kryeministrin dhe ministrin e financave për të diskutuar problemet në bujqësi. Kjo u bë e ditur pas një takimi shumëorësh të Vëtevit dhe 10 organizatave të degëve të Odës. Ata diskutuan për kërkesat e prodhuesve të drithërave dhe tensionin në sektor. Prodhuesit e grurit duan të përfshihen në ndihmën e subvencionuar që mbulon dëmet e luftës në Ukrainë, si dhe miratimin e ndryshimeve ligjore për rentën e tokës. Fermerët presin që takimi të zhvillohet më së voni të mërkurën për të kuptuar se çfarë mbështetje financiare shtesë do të marrin për t'u marrë me pasojat e luftës në Ukrainë. Ndryshe javën e ardhshme jemi te barrikada”, ka shkruar Simeon Karakolev nga Oda Agrare.