LAJME

Artikull

Nikollaj Denkov në Davos: Shkencëtarët evropianë duhet të eksperimentojnë më shumë

Martë, 16 Janar 2024, 13:38

Nikolllaj Denkov

Nikolllaj Denkov

FOTO: gov.bg

Madhësia e shkronjave

Kryeministri Nikollaj Denkov përfaqëson Bullgarinë në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku merr pjesë në një diskutim mbi "Kërkimin e Evropës për inovacion". "Për të qenë të suksesshëm, shkencëtarët dhe novatorët evropianë duhet të kenë mundësi të eksperimentojnë më shumë. Kështu do të kenë sukses në konkurrencën me SHBA-në dhe Kinën", tha në fjalimin e tij Denkov. Sipas fjalëve të tij, si në shkencë ashtu edhe në inovacion, është me rëndësi të madhe bërja e më shumë provave, edhe pse shumë prej tyre dështojnë. Prandaj financimi nuk duhet të lidhet me suksesin e shpejtë.