Artikull
Të krishterët ortodoksë në Bullgari festojnë Ditën e Shën Andonit
Mërkurë 17 Janar 2024 04:05
Mërkurë, 17 Janar 2024, 04:05
FOTO: arkiv
Madhësia e shkronjave
Sot Kisha Ortodokse Bullgare nderon Osh. Andonin e Madh. Festa njihet si Dita e Andonit. Andoni konsiderohet themeluesi i murgërisë së krishterë. Sipas besimeve popullore, në Ditën e Andonit respektohen një sërë ndalimesh për t'u mbrojtur nga sëmundjet. Në këtë ditë, gratë nuk tjerrin, nuk thurin dhe nuk i ziejnë fasulet dhe thjerrëzat, për të mos zemëruar murtajën, linë dhe “puçrën e kaltër”.
Sipas besimeve popullore, Andoni dhe Athanasi janë dy vëllezër binjakë, të cilët kanë qenë farkëtarë dhe kanë shpikur për herë të parë darët e farkëtarit. Prandaj, Dita e Andonit dhe Dita e Athanasit, festohen si festa të farkëtarëve, hekurpunonjësve, thikëpunuesve, nallbanëve.
Publikoi / Publikuan: БНР екип