Artikull
105 vjet nga lindja e gajdexhiut legjendar Dafo Trendafillov
Mërkurë 17 Janar 2024 06:50
Mërkurë, 17 Janar 2024, 06:50
Dafo Trendafillov
FOTO: YouTube
Madhësia e shkronjave
Në datën e sotme - 17 janar - festojmë 105 vjetorin e lindjes së gajdexhiut legjendar Dafo Trendafillov. Ai ka lindur në fshatin Gella të malit të Rodopeve në vitin 1919 dhe e gjithë jeta e tij ka mbetur e lidhur me këtë rajon magjik.
Dafo Trendafillov filloi të luante gajde kur ishte vetëm 14 vjeç, duke zhvilluar stilin e tij karakteristik autentik të performancës. Kur në vitin 1971 u hap Shkolla Kombëtare e Arteve Popullore në Shiroka Llëka, ai u bë mësuesi i parë i gajdes.
I njohur edhe si mjeshtër i gajdeve, Dafo Trendafillov la pas mbi 800 gajde kaba. Mori pjesë në role episodike në filmat "Fundi i këngës", "Kapiteni Petko Vojvoda" dhe "Koha e ndarë".
Lexoni më shumë për frymëzuesin e gajdexhinjve në botimin mnga koleksioni i Radio Bullgarisë: "Për gajdexhiun legjendar nga krahina e Rodopeve Dafo Trendafillov - me shumë dashuri dhe admirim".
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: БНР екип