LAJME

Artikull

Ish-kryeministri britanik Tony Blair do të jetë mbrojtës i Bullgarisë për Shengenin

Mërkurë, 17 Janar 2024, 14:49

Ish-kryeministri britanik Tony Blair do të jetë mbrojtës i Bullgarisë për Shengenin

FOTO: gov.bg

Madhësia e shkronjave

Ish-kryeministri britanik Tony Blair dhe Instituti i tij për Ndryshim Global do të jenë avokatë të prioriteteve bullgare. Për këtë u pajtuan në Davos ish-kryeministri i Britanisë së Madhe Tony Blair dhe kryeministri bullgar Nikollaj Denkov, njofton qendra e shtypit e Këshillit të Ministrave. Denkov prezantoi detyrat kryesore me të cilat përballet vendi ynë - anëtarësimi në Eurozonë dhe në Shengenin, integrim më i fortë në NATO dhe garantimi i sigurisë kundër kërcënimeve globale. Instituti i Tony Blair do të këshillojë vendin tonë në lidhje me luftën kundër korrupsionit, shërbimet speciale, futjen e inteligjencës artificiale në menaxhimin e shtetit dhe punën me qytetarët. Blair gjithashtu punon në mënyrë aktive me Ukrainën, duke mbështetur reformat në institucionet e vendit, saktëson qendra e shtypit e qeverisë.