LAJME

Artikull

Propozuan 15% paga më të larta për transportin publik në Sofje

Enjte, 18 Janar 2024, 15:55

Propozuan 15% paga më të larta për transportin publik në Sofje

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Punonjësit e transportit publik të kryeqytetit dolën në protestë mëngjesin e sotëm duke kërkuar rritje 30% të pagave të tyre. Aksioni protestues i organizuar nga Federata e Sindikatave të Transportit pranë Konfederatës së Sindikatave të Pavarura (KNSB), shkaktoi vonesën e një pjese të linjave në orët e mëngjesit. Në një takim me protestuesit, kryetari i kryeqytetit, Vasill Terziev, premtoi rritje prej 15% të pagave të punonjësve në transportin publik nga 1 marsi. Negociatat do të vazhdojnë, duke kërkuar mundësi për një rritje shtesë brenda vitit. Punonjësit e transportit publik të kryeqytetit mbeten në gatishmëri greve derisa të marrin rritjen e parë të pagave.

Publikoi / Publikuan: БНР екип