LAJME

Artikull

Turizmi bullgar do të reklamohet në Google

Premte, 19 Janar 2024, 07:36

Turizmi bullgar do të reklamohet në Google

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Bullgaria do të reklamohet si destinacion turistik në Google, pasi ka një linjë krediti prej 2.5 milionë euro nga platforma, njoftoi ministrja e turizmit Zarica Dinkova në mbledhjen e komisionit përkatës parlamentar. Ajo shpjegoi se synimi është që vendi ynë të vendoset si një “destinacion për katër sezone”. “Vizioni im është që ne duhet të përdorim jashtëzakonisht efektivisht mjetet e reja moderne të marketingut dhe reklamimit – platformat digjitale”, theksoi ministrja. Një nga idetë është të tregojmë vendndodhjet kinematografike të vendit tonë në materialet reklamuese pamore.