Artikull
Policia po kontrollon pronat e biznesmenit Vasill Bozhkov
Premte 19 Janar 2024 09:28
Premte, 19 Janar 2024, 09:28
FOTO: BGNES
Madhësia e shkronjave
Ekipet e Drejtorisë Metropolitane të Punëve të Brendshme dhe të policisë kombëtare po kontrollojnë pronat e biznesmenit Vasill Bozhkov, i cili u kthye nga Dubai në gusht të vitit të kaluar, mësoi BNR.
Sipas burimeve anonime, policia është duke kërkuar prova në lidhje me vrasjen e biznesmenit Aleksej Petrov.
Që nga gushti Vasill Bozhkov është në arrest shtëpiak me gjithsej 19 akuza – mes tyre për mospagesë të taksave të lojërave të fatit, që e ka dëmtuar shtetin me 700 milionë leva, si dhe për nxitje të katër vrasjeve.
Publikoi / Publikuan: БНР екип