SHOQËRI

Artikull

Horizonte të reja për organizatat rinore në Evropën Lindore

Shtunë, 20 Janar 2024, 07:25

"Asociacioni për zhvillimin e sportit bullgar"

"Asociacioni për zhvillimin e sportit bullgar"

Madhësia e shkronjave

Edicioni i dytë i projektit "Akademia për Punëtorët Rinor 2.0" zgjeroi fushën e iniciativës duke u fokusuar në zhvillimin e organizatave rinore në Poloni, Bullgari, Greqi dhe Maqedoni. Akademia është e bashkëfinancuar nga programi Erasmus+ i Bashkimit Evropian dhe trajnimi është i ndarë në tetë module tematike. Këto përfshijnë angazhimin e qytetarëve, komunikimin efektiv, marketingun inovativ, përdorimin e mediave sociale, teknologjinë e informacionit dhe komunikimit, strategjitë e mbledhjes së fondeve etj.

FOTO: Асоциация за развитие на българския спорт

Duke nënvizuar angazhimin e saj për zhvillimin e vazhdueshëm të nismave rinore në rajon, Akademia për Punëtorët Rinor 2.0 krijon një rrjet ngjarjesh argëtuese dhe edukative që u dedikohen të rinjve. Në konferencën e tij përfundimtare në dhjetor 2023 në Poloni, projekti prezantoi me sukses rezultatet e punës së tij dhe vazhdon të frymëzojë liderët e të rinjve për të marrë pjesë aktive në shoqëri. Mjetet për qëndrueshmërinë e organizatave rinore të zhvilluara gjatë disa viteve janë të disponueshme për përdorim falas në faqen e internetit të kësaj nisme.
Fotot janë siguruar nga "Asociacioni për zhvillimin e sportit bullgar"
Përgatiti në shqip dhe pubikoi: Kostandina Bello