SHOQËRI

Artikull

Festojmë Ditën e Ndihmës së Maternitetit

Dielë, 21 Janar 2024, 04:05

Foto: BGNES

Foto: BGNES

Madhësia e shkronjave

Më 21 janar shprehim mirënjohjen tonë për mjekët dhe mamitë që presin jetën e re në duart e tyre, si dhe për gjyshet dhe gratë e moshuara që kanë ndihmuar gratë në lindje. Dita e festës së tyre, e njohur ndryshe edhe si Babinden (Dita e Gjyshes), është shpallur zyrtarisht si “Dita e Ndihmës së Maternitetit” në vitin 1951 dhe u bë festë profesionale për të gjithë ata që punojnë në fushën e shërbimit të obstetrikës dhe gjinekologjisë. Që atëherë, 21 janari festohet me solemnitet e gëzim të veçantë, ndërsa pacientët në shenjë falënderuese u dhurojnë lule dhe dhurata mjekëve që ndihmuan në lindjen e foshnjave të tyre.
Në këtë ditë festojnë dhe gratë e moshuara që tashmë kanë nipër e mbesa dhe e ndjejnë atë si festën e tyre. Në shumë pjesë të vendit, veçanërisht në fshatra dhe qytete të vogla, ato mblidhen së bashku me nipërit e mbesat për ta festuar atë. Përveç ngrënies dhe pirjes, ka edhe ripërtëritje të festës së Babindenit të vjetër, si dhe një lindje në një mjedis tradicional.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello