LAJME

Artikull

Varna ka pishinën më moderne me ujë të thellë në Ballkan

Hënë, 22 Janar 2024, 12:50

Varna ka pishinën më moderne me ujë të thellë në Ballkan

FOTO: Radio Varna

Madhësia e shkronjave

Në Varna u hap një Qendër e Mbijetesës Detare - pishina më moderne me ujë të thellë në Ballkan, e cila ndodhet në Shkollën e Lartë Detare në qytet. Në këtë aktivitet morën pjesë kryeministri Nikollaj Denkov dhe ministri i mbrojtjes Todor Tagarev. Pishina me ujë të thellë do të përdoret si simulator nga zhytës ushtarakë nga Bullgaria dhe vende të tjera. Thellësia e objektit është nga 3 deri në 5 metra, dhe sipërfaqja - 12 me 25 m. Ai disponon një sistem për gjenerimin e valëve, tymit artificial dhe pajisje të tjera të specializuara, duke lejuar krijimin e kushteve afër atyre reale. Qendra financohet nga shteti me mbi 3 milionë leva (1.5 milionë euro). Objekte të ngjashme janë ndërtuar gjithashtu në Rumani, Turqi dhe Ukrainë, raportoi korrespondentja e BNR Daniella Stojnova nga Varna.

Publikoi / Publikuan: БНР екип