Artikull
Ministri i Mbrojtjes: Nuk ka asnjë vendim për dërgimin e trupave në Detin e Kuq
Hënë 22 Janar 2024 15:47
Hënë, 22 Janar 2024, 15:47
Ministri i mbrojtjes Todor Tagarev
FOTO: BTA
Madhësia e shkronjave
Nuk ka asnjë vendim për dërgimin e ushtarakëve bullgare në Gjirin e Adenit apo në Detin e Kuq. Kështu tha në Varna ministri i mbrojtjes Todor Tagarev, raportoi korrespondentja e BNR Daniella Stojnova. Sipas ministrit, e vetmja gjë në rendin e ditës është dërgimi i oficerëve në shtabin e operacionit, i cili as fizikisht nuk ndodhet aty. Ai ka përgënjeshtruar edhe informacionet në media se trupa të huaja do të vijnë në vendin tonë gjatë stërvitjes së gjerë të NATO-s “Mbrojtësi i palëkundur”. Kjo stërvitje, e cila do të zgjasë deri në maj, nuk parashikon të luhet në territorin tonë, e lëre më ardhjen e trupave të tjera, u shpreh ai kategorikisht.
Publikoi / Publikuan: БНР екип