Artikull
Fizarmonicisti Kallojan Kumanov u bë pjesë e Barcelona Gipsy balKan Orchestra me famë botërore
Martë 23 Janar 2024 06:45
Martë, 23 Janar 2024, 06:45
Kallojan Kumanov
FOTO: Niki Shumanova
Madhësia e shkronjave
Sensacioni i padiskutueshëm muzikor i këtyre ditëve është lajmi se për herë të parë një bullgar bëhet pjesë e orkestrës me famë botërore Barcelona Gipsy balKan Orchestra, muzika e së cilës bazohet kryesisht në folklorin e vendeve të Gadishullit Ballkanik. Fizarmonicisti Kallojan Kumanov, i cili ka jetuar dhe punuar në Spanjë për vite me radhë, mori një ftesë për të marrë pjesë në turneun evropian të grupit. Repertori i tyre përfshin vepra klasike folklorike bullgare, si vallet “Krivo Sadovsko Horo” “Dunavsko Horo”, “Dajçovo Horo” nga Diko Iliev, këngë popullore si "Skifteri po pi ujë", "Vajza maqedonase" etj. I pyetur se si, si një muzikant bullgar i dëgjon këto melodi popullore tradicionale bullgare në interpretimin e Barcelona Gipsy balKan Orchestra, Kallojan iu përgjigj kështu:
"Së pari ata janë muzikantë shumë të mirë. Natyrisht që e kanë bërë në mënyrën e tyre. Kjo që më bën një përshtypje të madhe është respekti i tyre shumë i madh për muzikën tonë. Vite më parë, dhe tani përsëri, më propozuan t'i jap fizarmonicistit të tyre - Fernando - disa mësime, sepse ata thjesht e duan shumë muzikën tonë dhe duan t'i afrohen sa më shumë që të jetë e mundur."
Barcelona Gipsy balKan Orchestra
FOTO: bgko.org
Kallojan Kumanov na tha se fillimisht ka qenë i tronditur nga ftesa për të marrë pjesë në turneun e Barcelona Gipsy balKan Orchestra. Më pas ka ardhur entuziazmi dhe emocioni për të punuar me muzikantë të tillë, por edhe realizimi i përgjegjësisë së madhe.
"Por, para se të shkoj në turne, kam një detyrë tjetër shumë të rëndësishme në Bullgari - shton Kumanov. - Më duhet të prezantoj shfaqjen e tretë nga " Kallojan Kumanov Project" - "Adagio Kohëzgjatja ".
FOTO: Ники Шуманова
Në shfaqjen e bazuar në një temë të Johann Sebastian Bach, Kallojan edhe një herë përzien me mjeshtëri zhanret. Muzikantët e tjerë që morën pjesë në krijimin e "Adagio Kohëzgjatja" janë Julijan Janev - aranzhim dhe mastering dhe Hristina Nejkova - vokal, që është një moment i ri në muzikën e "Kallojan Kumanov Project". “Ne kemi vokal, por jo tekst, sepse nuk dua që muzika ime të ketë gjuhë”, thotë Kallonan Kumanov.
Foto: Niki Shumanova, bgko.org
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Publikoi / Publikuan: БНР екип