LAJME

Artikull

Maria Gabriel ndodhet në një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Arabisë Saudite

Martë, 23 Janar 2024, 07:59

Maria Gabriel

Maria Gabriel

FOTO: BGNES

Madhësia e shkronjave

Më 23 dhe 24 janar, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e jashtme Maria Gabriel ndodhet për një vizitë zyrtare në Arabinë Saudite. Programi përfshin takime me ministrin e jashtëm Princin Faisal bin Farhan Al Saud, me ministrin e energjisë Princin Abdulaziz bin Salman Al Saud, me inxhinierin Khalid Al Falih, ministër i investimeve dhe me Dr. Abdullah bin Mohammed Al ash-Sheikh, Kryetar i Këshillit Konsultativ të Mbretërisë. Në takimet do të diskutohen mundësitë për zgjerimin e partneritetit dypalësh në fushën e energjisë, ekonomisë, investimeve, arsimit dhe shkencës, kulturës, inovacionit. Në Riad, Maria Gabriel do të zhvillojë gjithashtu një takim me përfaqësues të komunitetit bullgar.

Publikoi / Publikuan: БНР екип