SHOQËRI

Artikull

Dhjetëra gra të vrara në familje në vitin 2023

Martë, 23 Janar 2024, 11:36

Dhjetëra gra të vrara në familje në vitin 2023

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Mbi 20 gra u vranë nga burrat në Bullgari vitin e kaluar dhe u regjistruan rreth 1400 raste të dhunës në familje. Të dhënat u shpallën në një konferencë kushtuar luftës kundër dhunës në familje. Zëvendësministri i drejtësisë Georgi Nikollov e përkufizoi dhunën në familje si një “dukuri të shëmtuar” dhe theksoi rolin e parandalimit.
“Institucionet po punojnë dhe po përmirësohen, por jam i bindur se për të çrrënjosur këtë dhunë duhet vënë theksi te parandalimi”, tha zv.ministri.

Снимка: Фондация „Асоциация Анимус“

Sipas tij, shteti i mbështetur nga sektori joqeveritar do të vazhdojë të veprojë me këmbëngulje për të zhdukur këtë fenomen të shëmtuar në shoqërinë tonë. Ai tregoi edhe aplikacionin celular të krijuar “Më ndihmo”, i cili mundëson mbrojtjen dhe anonimitetin e viktimave të dhunës në familje.
Foto: BTA, Fondacioni "Asociacioni Animus"