LAJME

Artikull

Presidenti apelon në gjykatë për zgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues

Martë, 23 Janar 2024, 14:07

Presidenti Rumen Radev

Presidenti Rumen Radev

FOTO: BTA

Madhësia e shkronjave

Presidenti Rumen Radev iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë që vendimet e Kuvendit Popullor për zgjedhjen e gjyqtarëve kushtetues të shpallen jokushtetuese. Në arsyetimin e tij, presidenti kujton se Kushtetuta e detyron parlamentin që kur zgjedh anëtarët e organeve të respektojë parimet e hapjes, transparencës, publicitetit dhe justifikimit për të garantuar pavarësinë e tyre. Sipas kreut të shtetit, këto parime janë shkelur, gjë që përbën rrezik për autoritetin e Gjykatës Kushtetuese, njoftoi qendra e shtypit e Presidencës. Bëhet fjalë për zgjedhjen e Desisllava Atanasovës, kryetare shumëvjeçare e grupit parlamentar të GERB-SDS-së, e cila mori pjesë në miratimin e qindra ligjeve, dhe ish-gjyqtarit të Gjykatës Supreme të Kasacionit, Borisllav Bellazellkov, të propozuar nga “Po e vazhdojmë ndryshimin – Bullgaria Demokratike (PP-DB), si gjyqtarë kushtetues nga kuota e parlamentit javën e kaluar.
Ndërkaq, katërmbëdhjetë kolegjiumet e avokatëve në vend i kërkuan Kuvendit të anulojë vendimin për zgjedhjen e Atanasovës dhe Bellazellkovit, raporton “Evropa e Lirë”. Sipas këshillave të avokatisë, gjatë zgjedhjeve ligjet janë respektuar në mënyrë formale, pasi dy aplikimet janë dorëzuar në momentin e fundit pa diskutim publik. Ata theksojnë se Atanasova nuk ka përvojë si magjistrate, për një kohë të shkurtër ka qenë konsulente juridike në një klinikë psikiatrike.