LAJME

Artikull

“Nexo” me pretendim mbi 3 miliardë dollarë ndaj Bullgarisë

Mërkurë, 24 Janar 2024, 14:06

“Nexo” me pretendim mbi 3 miliardë dollarë ndaj Bullgarisë

FOTO: BG

Madhësia e shkronjave

Kompania e aseteve digjitale “Nexo” ka ngritur padi kundër Bullgarisë për mbi 3 miliardë dollarë, njoftoi BTA. “Nexo” shpjegon se "shuma e kërkuar përcaktohet nga dëmet e konsiderueshme materiale dhe të reputacionit që rezultojnë nga veprimet e autoriteteve shtetërore gjatë hetimit represiv të përfunduar tashmë ndaj kompanisë, punonjësve dhe menaxherëve të saj".
Kujtojmë se një vit më parë - më 12 janar, autoritetet e zbatimit të ligjit kryen një operacion kundër kriptobankës “Nexo”, dhe katër persona u akuzuan. Ata u hetuan për drejtimin dhe pjesëmarrjen në një grup të organizuar kriminal me qëllim pastrim parash, krime tatimore, mashtrim kompjuterik dhe veprimtari bankare të palicencuar brenda dhe jashtë vendit që nga viti 2018. Prokuroria e Qytetit të Sofjes pushoi procedimin penal kundër “Nexo” më 22 dhjetor 2023 për mungesë provash të mjaftueshme për veprën penale të kryer. 

Publikoi / Publikuan: БНР екип